Jeta Osh Qef
Home

Dy familjet shqiptare falin “gjakun” e hasmërisë shumëvjeçare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Fri Jan 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

17035256_10210107624865457_1237630437_n-800x600Foto ilustruese

Një familje nga Gjakova duket se ka marrë vendimin e jashtëzakonshëm për të falur gjakun duke i dhënë fund kështu një hasmërie shumëvjeçare.

Familja Nivokazi ka lënë pas inatin dhe dhimbjen dhe i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Palokaj.

Tashmë hasmëria e këtyre dy familjeve ka marrë fund, dhe falja e gjakut sipas tyre është mënyra e vetme për të shëruar plagët.

dscf7779a

Ky gjest është përshëndetur nga e gjithë zona, duke sjellë kështu edhe reagimin e ministrit Pal Lekaj.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se:

Ka ndodhur ajo që gjithnjë e ka karakterizuar traditën tonë shqiptare.
Falja e gjakut është shërimi i një plagë.
Sot këtë akt human e njerëzor e bënë, familja Nivokazi i Skivjanit të cilët ia falën gjakun e nënës dhe djalit, familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës.
Hasmëritë nuk na dërgojnë askund, prandaj si dje, sot e as nesër nuk duhet të ndalemi, të gjithë bashkë si në kohërat e hershme, kur printe plaku i urtë, Anton Çeta, të angazhohemi që të mos kemi asnjë familje shqiptare të hasmëruar.