Jeta Osh Qef
Home

Vuani nga diabeti? 5 ushqimet që nuk duhet t'i fusni kurrë në gojë
Nga: D.Cani | Publikuar më: 05.01.2018, 18:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është e vështirë të thuhet çfarë është mirë dhe çfarë jo që të konsumojë një person me diabet, megjithatë, ata duhet të kenë kujdes.

Nëse vuani nga diabeti duhet të dini se cilat ushqime shkaktojnë më shumë probleme tek ju.

1. Pijet e gazuara:

Një kanaçe e vetme përmban 39 gramë sheqer. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të marrin jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

2. Lëngjet e frutave që shiten nëpër dyqane:

Për personat që vuajnë nga diabeti, apo për të gjithë ne, nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes konsumimit të sheqerit në formën e pijeve të gazuara ose lëngjet e frutave që shiten në dyqane. Të dyja janë të pashëndetshme.

avdiabeti

3. Petulla të ëmbla:

Shumë persona me diabet e mendojnë sheqerin si ushqimi nr. 1 që rrit sheqerin në gjak, por në fakt janë karbohidratet që e shkaktojnë një gjë të tillë.

4. Patatet e skuqura: Perimet me niseshte, si patatet dhe misri, janë ndër burimet kryesore të karbohidrateve.

5. Ëmbëlsirat që shiten nëpër dyqane:

Tortat, biskotat, karamelet, të gjitha këto lloje ëmbëlsirash kanë në përmbajtje të lartë sheqer dhe drithëra të rafinuara.