Jeta Osh Qef
Home

Ju është ngadalësuar iPhone? Apple e pranon: Si ta ktheni shpejtësinë
Nga: D.Cani | Publikuar më: 06.01.2018, 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kohët e fundit shumë përdorues të iPhone po ankohen për faktin se celularët e tyre janë ngadalësuar.

Me siguri dhe juve mund t'ju ketë ndodhur diçka e tillë, ose keni lexuar pasi portalet për teknologjinë i kanë kushtuar shumë artikuj ditët e fundit.

BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 19: A shopper ltries out the new Apple iPhone 6 at the Apple Store on the first day of sales of the new phone in Germany on September 19, 2014 in Berlin, Germany. Hundreds of people had waited in a line that went around the block through the night in order to be among the first people to buy the new smartphone, which comes in two versions: the Apple iPhone 6 and the somewhat larger Apple iPhone 6 Plus. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe Apple ka ardhur me një deklaratë zyrtare.

Në dëklaratën zyrtare, gjiganti Apple pranoi se është e vërtetë që celularët ngadalësohen, por se faji qëndron tek bateritë.

iphone-7-apple-battery-tests-android-717126

Sipas tyre, bateritë kanë ngadalësuar celularët iPhone, duke i bërë shumë njerëz të mendojnë se kompania po i detyron njerëzit që të blejnë një celular të ri.

Padi të shumta janë ngritur nga përdoruesit e iPhone, lidhur me këtë ankesë.

Apple results

Mirëpo, kompania thotë se ka një zgjidhje për të rikthyer shpejtësinë e mëparshme.

Ju mund ta ndërroni baterinë e celularit dhe ta merrni një bateri të re. Kjo do ta rikthejë fuqinë e procesorit të celularit dhe natyrisht kushton shumë më lirë se ta blini një celular të ri.