Jeta Osh Qef
Home

Shqiptari bën rrëfimin rrëqethës nga Franca
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Sat Jan 6

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jetesa në këtë vend po bëhet dita-ditës e më e papërballueshme.

Të rinjtë po detyrohen të emigrojnë jashtë duke mos i marrë parasysh vështirë me të cilat mund të përballen.

Familje me disa anëtarë, shpeshherë me fëmijë të vegjël, detyrohen të zgjedhin këtë rrugë duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për ta.

Jo gjithmonë vendet europiane ua garantojnë strehimin në azile, e aq më pak të drejtën për të qëndruar në vendin migrues.

Jetesa në vendet e huaja ka situata të papritura dhe në një moment mund ta gjesh veten në mes të katër rrugëve pa asnjë burim të ardhurash.

Franca është shteti europian më i lakmuar nga shqiptarët për të emigruar dhe për të kërkuar të drejtën për azil.

Por prapaskenat e kësaj rrugë të guximshme i ka rrëfyer për redaksinë tonë, një djalë i vuajtur.

Ai ka deklaruar se shteti francez nuk u siguroi strehim në azil atij dhe miqve të tij, kështu që u detyruan të jetonin në një vend të braktisur të cilin e kishin shndërruar në shtëpi.

Kushtet aty janë për të vënë duart në kokë dhe varfëria pasqyron haptazi sakrificat që u duhet të bëjnë shqiptarët për të synuar për një jetë më të mirë.

Ata gjetën një strehë për të futur kokën, megjithëse vazhdojnë të mendojnë se është më mirë të jetojnë në këtë “shtëpi” të mjeruar se sa të kthehen në Shqipëri, ku nuk ka gjë tjetër veçse papunësi, varfëri, mërzitje dhe stres.

Djali i cili ka dërguar videon ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ, jam një djalë i cili kam jetuar në këtë vend të braktisur në Caen të Francës dhe tani jetojnë ca shokë të mi të cilët shpresojnë se shumë shpejt do bëhet mirë për ta të paktën aty ku janë, meqenëse Shqipëria nuk ju ofron asgjë përveçse papunësi, varfëri, mërzitje dhe stres.
Kërkuam azil por Franca nuk na strehoi të paktën ne beqarëve jo dhe madje dhe shumë familje të tjera flinin jashtë gjersa shteti i strehonte dhe kështu ishim të detyruar të kërkonim një strehim për të futur kokën.
Faleminderit në qoftë se e postoni./ JOQ.al