Jeta Osh Qef
Home

E vogla Nora kërkon ndihmë për të dëgjuar
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 07.01.2018, 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nora Toska, është vogëlushja 18-muajshe nga qyteti i Fierit e cila ka lindur me një problem në aparatin e dëgjimit.

IMG_5413-685x320

Prindërit e saj Sokrat dhe Denilda Toska, e kapën problemin shumë shpejt, që në moshën 14-muajshe dhe e dërguan vajzën në të gjitha spitalet e vendit.

Por në vizitat që bëri në Fier dhe në Tiranë, vogëlushes nuk i gjetën asnjë defekt.

Kështu prindërit e saj e dërguan në spitalet private, të cilat po ashtu nuk i gjetën asgjë.

IMG_5414-1

Të detyruar për ta nxjerrë jashtë vendit, Sokrati dhe Denilda e vizituan të voglën në Greqi, ku zbuluan edhe problemin e dëgjimit.

Sipas gjyshes së vajzës, Vangjelisë, mjekët grekë kanë pohuar se Nora e vogël duhet të operohet që të vendosë një pajisje, të cilën do ta mbajë gjithë jetën. Sipas saj e gjithë kura kushton 50 mijë euro.

Familja e vogëlushes apelon për ndihmë që nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë, dhe deri tek çdo shqiptar, i cili ka sadopak mundësi ta ndihmojë pasi familja nuk i përballon dot shpenzimet.

IMG_5415-768x412

Gjyshja kërkon ta ndihmojnë që mbesa e saj të mos shurdhohet plotësisht dhe të riparojë defektin në dëgjim.

Familja ka hapur edhe një numër llogarie, ku gjithkush mund të dhurojë për të shpëtuar këtë engjëll të vogël që të shijojë jetën si bashkëmoshataret e saj. Është koha që të gjithë të sensibilizohemi.

26692240_1525415397507559_1453198364_o-768x372