Jeta Osh Qef
Home

Si e hoqën qafe shpikësin e makinës që konsumonte vetëm ujë, i zhdukën edhe provat
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Sun Jan 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person i cili deklaronte se kishte shpikur makinën që ecte vetëm me ujë, vdes papritur duke dale jashtë një restoranti dhe duke bërtitur "më helmuan".

Është një mister vdekja e Stanley Meyer, i cili vdiq në 20 Mars të vitit 1998.

Pavarësisht investigimit, policia ra dakort me raportin e doktorit duke thënë se ai vdiq nga presioni i lartë i gjakut, pra vdiq nga aneurizmi celebral.

Gjithsesi, shumë mbështetës të Meyer-it besojnë se ai është vrarë për shkak të shpikjes së tij.

Staney-Meyer-4

Vëllai i tij Steve, deklaron se:

Meyer vdiq në parkingun e restaurantit pas një darke pune me investitor belg dhe kishte refuzuar shuma të mëdha parash për tu dhënë të tjerëve patentën e tij."

Steve gjithashtu thotë:

"Peshkaqenë" erdhën një javë më pas dhe vodhën gjithçka nga projektet e Meyer dhe materialet eksperimentale."

Staney-MeyerShumë histori kanë qarkulluar që prej atëherë, me shumë pak prova për ta konfirmuar apo mohuar teorinë e vrasjes.

Madje është bërë edhe një dokumentar në lidhje me të.

Në një report të stacionit televiziv Ohio Tv, Meyer tregon se si funksionon motorri i tij i fuqizuar vetëm me ujë.

Ai harxhonte vetëm 83 litra ujë për të përshkuar rrugën nga Los Angeles për në New York.

Gjithashtu ai deklaronte se kishte zëvëndësuar shkëndijë lëshuesin me injektor, duke prodhuar miksim hidrogjeni/oksigjeni  në cilindrat e motorrit.

Madje ekziston nje faqe në Wikipedia që shpjegon se si funksionon kjo teori.

Qelizat e ujit ndahen në gaz hidrogjeni dhe gaz oksigjeni, të cilat kompresohen në avull uji për të prodhuar energji.

Kjo është një intervistë e realizuar me Meyer që e shpjegon më saktë.

Në vitin 1996, Meyer është hedhur në gjyq nga dy investues, më të cilët ai kishte bërë dakordësi për tu dhënë të drejtën për të bërë biznes me të në teknologjinë e karburantit të qelizave të ujit.

Makina e tij që fuqizohej me ujë do t’i nënshtrohej një ekzaminimi nga një ekspert i quajtur Michael Laughton, profesor në Inxhinierinë Elektrike në Queen Mary, të universitetit të Londrës.

Eksperti nxorri një justifikim qesharak në ditët e ekzaminimit dhe testet nuk u realizuan kurrë.

Më pas motorri i Meyer është ekzaminuar nga tre ekspertë të tjerë në gjyq, të cilët thanë se:

"Nuk ka asgjë revolucionare në shpikjen e tij e që thjeshtë po përdorte elektrolizë konvencionale."

Gjykata vendosi se Meyer ka kryer mashtrim të madh dhe u urdhërua që të paguante të dy investitorët shumën prej 25,000 dollarësh.

Sipas Wikipedias, shpikjet e Meyer ndodhen në ekspozitë publike.

Pavarësisht gjithçkaje, asnjë prodhues makinash ose motorrësh për makina nuk ka provuar të kopjojë punën e tij.

E çuditshme.

Nëse kjo shpikje do të testohej siç duhet dhe nëse teoria konspirative që thotë se është vrarë që mos të vazhdonte projektin e tij, janë të vërteta, atëherë sot do të ishim të gjithë duke përdorur makina me zero konsum karburanti dhe të gjitha kompanitë e naftës do të kishin falimentuar në gjithë botën.

Ndoshta kjo është pikërisht arsyeja edhe përse mund ta kenë vrarë (nëse e kanë vrarë).