Jeta Osh Qef
Home

Qyteti shqiptar po "mbytet" nga fabrika e çimentos
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 08.01.2018, 13:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
cats

Fasoneri, fabrika, ndërtime pa plan dhe të tilla si këto që po mbysin gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë, por këtë problem më së shumti e vuan qyteti i Fushë-Krujës.

Prej kohësh në Fushë-Krujë banorët nuk guxojnë të lënë dritaret dhe dyert hapur sepse mbushen me tym dhe pluhur.

E gjitha kjo “falë” fabrikës së çimentos, e cila për më tepër ua ka marrë edhe tokën të banuar e të pabanuar, në këmbim të një pagese që nuk dihet sa është, vetëm për të shtrirë aktivitetin e saj.

Por pse është gjithë kjo ndotje?

Një qytetar ka dërguar për JOQ.al dy pamje filmike, ku thotë se gjatë natës fabrika punon pa filtra.

Fushë-Kruja në mëngjes.

Fushë-Kruja gjatë pasdites.

Fundja pse të mos e bëjë, shteti mund të kapë një shitës ambulancë dhe ta heqë prej leckash, ama këta që “vrasin” me qindra jetë nuk guxon t’i prekë.