Jeta Osh Qef
Home

Kukës/ Qytetarët: Bashkia po na dhuron kancerin
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Wed Jan 10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

26771979_116779785794093_548965423_oKukësi, si duhet të ishte.

Shqipëria është një vend mesdhetar dhe për nga shtrirja gjeografike dhe relievi i plotëson të gjitha kushtet për të qenë një shtet model, si nga klima, ekonomia, turizmi dhe gjithçka tjetër.

Por, siç thotë populli, “Shqipëria është një vend i bekuar me njerëz të mallkuar” që zor se do bëjë përpara me hapa realë ndonjëherë.

Ndotja është një problem i madh në vendin tonë edhe pse sipërfaqe e përgjithshme e territorit shqiptar është vetëm 28.748 kilometra katrorë, çka duhet të ishte lehtë e menaxhueshme.

Një qytetare nga Kukësi ka shkruar për JOQ.al, duke bërë publik problemin shqetësues që vjen nga qyteti verior.

26793989_116774679127937_1109638548_nKukësi, si është nga ndotja.

Qytetarja shprehet:

Përshëndetje JOQ! Dua te denoncoj pranë jush një shqetësim shume te madh te qytetareve te Kukësit, mbi ndotjen e madhe te ajrit qe po përjetojmë këto dite (gjeni me poshte foto te ndotjes si gjate nates ashtu edhe gjate dites).

26781621_116774799127925_337063597_o 26696322_116778055794266_850140871_n

Bashkia Kukës si dhe Inspektoriatet e tjera Vendore dhe Qendrore qe kane te bëjnë me çështjet e shëndetit, po u dhurojnë banoreve te Kukësit KANCER dhe VDEKJE SIGURTE çdo dite.

Ka një jave qe ne Kukës po na injektojnë me zor Kancerin nga tymi i dendur qe vjen nga djegia e mbeturinave ne pika te ndryshme te grumbullimit te mbeturinave qe janë ngritur ne zonat përreth qytetit (pa asnjë kriter, e rregull mbikëqyrje).

26754178_116774645794607_639468740_n

Kukësi është një qytet qe rrethohet nga Male e nga Bjeshke, nuk ka asnjë industri qe te emetoje gazra e tymra, por fale punës se mire te Bashkise dhe Inspektoriateve Vendore e Qendrore, po na pritet bileta për ne boten tjeter shume shpejt.

Ne fotot ne vijim do te shihni se si është bere Kukës, tym e ajër i ndotur ngado, ja kemi kaluar edhe qyteteve te Indisë dhe Kinës, ku niveli i tymrave dhe gazrave ne ajër është shume i larte për shkak te fabrikave e uzinave te shumta atje. Nuk ja dolëm te fitojmë Çmimin Nobel për Paqe por po ja dalim te fitojmë Çmimin Nobel për Ajër te Ndotur ne Mes te Bjeshkëve!!!

Ketu ne Kukes kemi vec Male, Liqene, Lumenj dhe Bjeshke e per rrjedhoje duhet te ishim si Zvicra per ajrin e paster, por Bashkia dhe inspektoriatet e tjera, kane vendosur te na ofrojne nje ajer te ndotur e vdekje te sigurte, si ne Indi e Kine.

26694533_116774642461274_1057897241_n

Ju lutemi, kerkojme ndihmen tuaj qe te sensibilizohet Bashkia dhe Inspektoriatet Vendore e Qendrore te nderhyjne ne kete masaker e gjenocid qe po ju behet qytetareve te Kukesit. Madje te hetohen pergjegjesit e kesaj ndotje, si vrases te vertete te nje popullsise se Kukesit nepermjet ndotjes! As serbi e greku nuk do e kishte be kete gje me ne, ndersa ne ja bejme vetes 😞 😞 . E pastaj, ndjehemi dhe krenar qe jemi shqipetar???!!!

Sa për informacion, ne Kukës keto jane insitituicionet dhe inspektoriatet qe duhet te parandalojne dhe kontrollojne kete masaker ne ndotjen e ajrit:

– Drejtoria e Shendetesise Kukes ( me 55 punojes  qe marrin rrogen por nuk e vene re kete ndotje?!),

– Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Kukes (me 20 punojes  qe marrin rrogen por nuk e vene re kete ndotje?!),

– Drejtoria Rajonale e Mjedisit (me 5 punojes  qe marrin rrogen por nuk e vene re kete ndotje?!),

– Inspektoriati i Mjedisit (me 22 punojes qe marrin rrogen por nuk e vene re kete ndotje?!),

– Inspektoriati Shteteror Shendetesor (me 18 punojes qe marrin rrogen por nuk e vene re kete ndotje?!),

– Drejtoria e Planifikimt, Kontrollit dhe Zhvillimit te Territorit prane Bashkise Kukes (me mbi 20 punojes qe marrin rrogen per te kontrollu e zhvillu  territorin por nuk e vene re kete ndotje?!),

– Drejtoria e Planifikimt dhe Perballimit te Emergjencave Civile prane Bashkise Kukes (me mbi 10 punojes qe marrin rrogen per te evidentu emergjencat civile por nuk e vene re kete ndotje?!),

– Inspektoriati i mbrojtjes se Territorit prane Bashkise Kukes (me mbi 15 punojes qe marrin rrogen per te mbrojtur territorin por nuk e vene re kete ndotje?!

26754916_116774662461272_1921102092_n