Jeta Osh Qef
Home

Vdes superkilleri i Cosa Nostra-s, njeriu më i besuar i Toto Rinës
Nga: L.Çela | Publikuar më: 11.01.2018, 20:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
ganci

Një nga njerëzit më të besuar të Totò Riina, bosit historik të Cosa Nostra, duket se ka ndërruar jetë në spitalin e Parmës .

Gati dy muaj pas vdekjes së shefit të tij, Stefano Ganci, ka vdekur ditët e fundit për shkak të një krize kardiake.

Mësohet se ai ishte shtruar prek kohësh në spital, dhe se vdekja e tij ishte e pritshme.

Mediat italine njoftojnë  se trupi i tij i pajetë do të largohet nga qyteti i Emilias për në Sicili në ditët e ardhshme, por pa u përcaktuar një datë.

Stefano Ganci ishte pjesë e bandës famëkeqe që ekzekutoi gjykatësin Borsellino. Ai ishte më i besuari i Cosa Nostra, i cilësuari edhe si superkilleri.