Jeta Osh Qef
Home

Tronditet bregdeti shqiptar, gjendet papritur një minë 500 kg
Nga: L.Çela | Publikuar më: 11.01.2018, 20:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
peshkarexha-640x360

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Vlorë, mbrëmjen e sotme, ku u gjend një minë rreth 10 milje larg bregut të Sazanit.

Nga raportet e para mësohet se mina peshon rreth 500 kilogram, dhe se është gjendur nga anija "Mikaela".

Raportohet se ajo i përket Luftës së Dytë Botërore.

Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.

Më pas ata kanë njoftuar policinë, po ashtu janë njoftuar edhe Forcat e Armatosura të cilat priten të kryejnë veprimet e çaktivizimit të saj.

Mina momentalisht gjendet në thellësi të detit.