Jeta Osh Qef
Home

Prekëse/ 100 francezë i dalin mbrojtje familjes shqiptare: Nuk do lejojmë t’i dëboni
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Thu Jan 11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_france1515698177

100 francezë i kanë dalë mbrojtje një familjeje shqiptare që rrezikon të dëbohet nga vendi.

Largimi i katër prindërve dhe fëmijëve të tyre, të quajtur Artan, Olsa, Klela dhe Anxhela, duket se ka zemeruar qytetin e Cherbourg, pasi shumë banorë u mblodhën përpara shkollës së "Polle a Cherbourg" për t’i mbështetur.

Sipas tyre, fëmijët e vegjël janë integruar tashmë me jetesën në Francë, dhe është e padrejtë të dëbohen.

Dëbimi  është planifikuar për të premten më 12 Janar, por mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze.

auto_france11515698178

Një prej mësuesve të shkollës shprehet se:

 Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës.
Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë.
Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar.
Nuk e kuptojmë këtë vendim”.

Çifti shqiptar bashkë më fëmijët emigroi drejt Francës në në Shtator 2017, por muajin e kaluar iu refuzua kërkesa për azil.