Jeta Osh Qef
Home

Kjo është mina mbi 500kg që ra në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë, dyshimet e para
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Jan 11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mina e cila ka rënë në rrjetën  e peshkatarëve të Vlorës mbrëmjen e sotme dhe që peshonte mbi 500kg, dyshohet se i përket kohës të Luftës së Dytë Botërore.

Policia e Vlorës bën me dije se ka qenë një qytetar i rastësishëm ai që ka njoftuar rreth 10 milje në veri të Sazanit,ku teksa ishte duke peshkuar ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.

Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.

Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg.

Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.

e5400799-a4a2-47a9-a6de-472952a2c88c