Jeta Osh Qef
Home

Mes turmës së njerëzve dhe pluhurit, kështu transportohen pacientët në Spitalin Ushtarak
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Jan 11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që shëndetësia në vendin tonë nuk është falas kjo dihet tashmë.

Në Shqipëri të rrezikohet jeta edhe nëse je në spital, aty ku supozohet se duhet të marrësh kujdesin për të cilin ke nevojë.

Mirëpo, pamjet që vijnë çdo ditë në redaksinë e JOQ.al, dëshmojnë hapur se sa skandaloze është gjendja në spitalet e vendit tonë.

Dhe sidomos në Spitalin Ushtarak, ose ndryshe qendra më e madhe spitalore e urgjencës në vend.

Pamjet e mbërritura nga një qytetar tregojnë gjendjen në të cilën transportohen pacientët për në urgjencë.

Nuk është habi nëse ambulancat ju lënë disa kilometra larg dhe do t’ju duhet të shkoni në shtratin e spitalit mes një turme të madhe njerëzish, përmes pluhurit dhe sigurisht “me hapin kohës”.

Kjo pasi pamjet e mëposhtme e tregojnë qartë se si transportohet një pacient. I shtrirë në krevat dhe një mjek që e çon sa andej-këndej.

26828251_10210714033319363_1425090474_o26854131_10210714033399365_322254073_o26829440_10210714033519368_883839915_o