Jeta Osh Qef
Home

Po vjen dita më e trishtueshme e vitit 2018, është shumë afër
Nga: D.Cani | Publikuar më: 11.01.2018, 23:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
A e dini se 15 janari do të konsiderohet si dita më e mërzitshme e vitit? Në fakt janë disa faktorë që arrijnë këtë konkluzion.

Qëllimet e paarritura të vitit të kaluar, i ftohti, fakti që keni shpenzuar shumë para për festat e fundvitit, premtimet që personat tuaj të dashur nuk i kanë mbajtur; të gjitha këto ndikojnë që ju të mërziteni, ndoshta edhe të bini në depresion.

Sipas The independent, është fjala e ekspertit të jetës dhe konsulenti i lumturisë Cliff Arnall që arrin në përfundimin se e hëna e tretë e janarit është dita më e mërzitshme e vitit.

581226c03e8287.84419438-224709

Arnall ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës që ka kaluar që nga festat e fundvitit, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës.

Për këtë arsye në 15 janar, arrihet ngarkesa më e madhe duke i bërë edhe njerëzit më të trishtuar se zakonisht.

Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar, për ta bërë sadopak këtë ditë më të gëzueshme për ta.

Burimi: The Independent | Përktheu dhe Përshtati: JOQ.al