Jeta Osh Qef
Home

“Papagalle”, Berisha sulmon Iris Luarasin, pedagogia: Më bën të qesh
Nga: D.Cani | Publikuar më: 11.01.2018, 23:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pedagogia dhe analistja Iris Luarasi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në Tv Klan.

Mirëpo, një deklaratë e Luarasit bëri që ish-kryeministri Sali Berisha të reagonte ashpër ndaj saj, e cila u shpreh se “në Shqipëri ka pasur edhe kryeministra që na krahasonin me Gjermaninë”.

Përmes një statusi në Facebook, të cilin Fevziu e lexoi live në emision, Berisha e ka cilësuar Luarasin si “papagallja numër 3 e qeverisë”.

Statusi i Berishës:

Piktori deshtak dhe soji i papagajve te tij nuk kane te qarte se perqindja e rritjes ekonomike te nje vendi shpreh rritjen e ekonomise te atij vendi dhe jo te nje vendi tjeter. Keshtu qe rritja ekonomike e Shqiperise i referohet vetem ekonomise shqiptare, dhe rritja ekonomike e Gjermanise i referohet vetem ekonomise gjermane, e cila eshte qindra here me e fuqishme se sa e Shqiperise. Por kjo nuk do te thote kurre se nje rritje 4%, si perqindje referuar ekonomise shqiptare, nuk eshte me e madhe si rritje se sa nje rritje 3% e nje vendi tjeter me te larte. Mirepo keto nuk mund ti kuptoje piktori deshtak qe eshte nje tabula rasa ne ekonomi dhe natyrisht nuk kane dhe nuk mund ti kuptojne papagajte e tij”.

Luarasi tha se "kjo gjëja më bën të qesh" dhe nuk nguroi të thoshte diçka për ish-kryeministrin.

Ajo u shpreh:

Më vjen mirë që detyrova Berishën të shkruante kaq gjatë”