Jeta Osh Qef
Home

I bën foto natyrës, por vetëm pas disa ditësh kupton se kishte kapur diçka brilante në sfond
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.01.2018, 08:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Man-spots-something-in-background-of-pretty-scene-photo (1)

Kapja e fotografisë ideale është një mision i ndërlikuar, duhet të gjeni këndin, ndriçimin dhe gjithçka tjetër para se ta shkrepni aparatin.

Edhe fotografët profesionistë rrallë realizojnë një foto të veçantë dhe kjo ndodh spontanisht, por ka edhe nga amatorët që si “padashje” kapin foton e përsosur me herë të parë.

Është Gavin Best ai që ka kapur një foto perfekte pa e ditur se po e bënte.

Man-spots-something-in-background-of-pretty-scene-photo Gavin Best.

43-vjeçari ka shkrepur një foto në horizont me celularin e tij në Belfast dhe vetëm kur ka parë foton duke e zmadhuar ë kompjuter ka zbuluar se në të ishte edhe diçka tjetër përveç natyrës.

Gavin arriti të kapë momentin kur një burrë ka kërcyer në ajër, me sa duket për një fotografi tjetër.

Man-spots-something-in-background-of-pretty-scene-photo (2)

Ai e ndau foton në Twitter dhe tani është pëlqyer më shumë se 1.200 herë.