Jeta Osh Qef
Home

Makina hedh në ajër burrin në Shkozet, shoferi e lë të vdekur në vend dhe ikën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

aks-2

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së sotme në qytetin e Durrësit.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend një 50-vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Policia njofton se po punon për të zbardhur ngjarjen e cila ndodhi në orën 00:50.

Nuk është identifikuar ende as shoferi i cili e ka lënë viktimën në mes të rrugës dhe është larguar nga vendngjarja