Jeta Osh Qef
Home

Fushë-Kruja i kthehet "zjarrit", ia djegin makinën policit dhe i hedhin granata në oborr
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.01.2018, 09:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në Shqipëri ia kemi marrë dorën hedhjes në erë të makinave, si mënyra më e lehtë për t’iu kundër-hakmarrë dikujt.

Shpeshherë janë njerëz me post ata që pësojnë të tilla aksidente, ashtu sikurse është rasti i fundit në Fushë-Krujë.

Car-on-fire-2

Në fshatin Halil, Fushë-Krujë, Agron Vogës i kanë djegur makinën dhe në oborrin e shtëpisë i kanë hedhur dy granata dore.

Agron Voga mësohet se është polic rrugor në Tiranë dhe automjeti i tij i djegur është tip Audi 80.

shperthimiii-780x439

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 60-vjeçarit K. Voga mbrëmë rreth mesnatës.

Aty kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.

626a359cc1ab961bbece4d5d236bae8e

Grupi hetimor por punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.