Jeta Osh Qef
Home

Emri/ Goditi me levë hekuri 63-vjeçarin, vlonjati kapet me “presh në dorë”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse do të kuptosh se cili është niveli i një shoqërie ndoshta mjafton të shikosh pasqyrën e vrasjeve, aksidenteve, vetëvrasjeve, dhunës në familje e çdo dukuri tjetër negative që ndodh përreth.

Po ta shohim në Shqipërinë tonë të vogël nuk ka ditë që nuk shënohen fenomene të tilla dhe jo një por disa.

Vetëm mëngjesin e sotëm është raportuar një aksident me pasojë vdekjen dhe një hedhje në erë e makinës së një punonjësi të policisë.

Sikur “lista” të mbyllej me kaq do ishte pozitive, por jo.

Kështu, në Vlorë 37-vjeçari Elton Zotaj ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën qytetarin me inicialet M.M., 63 vjeç.

policia-e-sarandes-2 Foto ilustruese.

37-vjeçari është arrestuar në flagrancë, pasi edhe herë tjera Eltoni kishte kërcënuar zotërinë në fjalë.

Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.