Jeta Osh Qef
Home

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shijak shqiptari pjesë e organizatës mafioze
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 52-vjeçari, Agim Kolgjini është ndaluar sot në Shijak.

arrest_1893

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur arrestimin e Kolgjinit me qëllim ekstradimin në Itali.

Është gjykata e Genovës, Itali, e cila ka leshur një urdhër-arresti për shqiptarin, mbi të cilin rëndojnë veprat penale: “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Policia-shqiptare_0