Jeta Osh Qef
Home

Ish-futbollisti i Partizanit akord me Skënderbeun, por dalin dy pengesa të papritura
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.01.2018, 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditën e djeshme, u përfol për një transferim zyrtar të Emiliano Vilës te Skënderbeu. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare u largua nga Partizani para disa ditësh, duke mos qenë në planet e trajnerit Starova dhe tashmë duket se e ardhmja e tij do jetë në Korçë.

Untitled

Mësohet se futbollisti prej dy ditësh ka qenë në bisedime me drejtuesit e Skënderbeut dhe ka arritur një farë akordi për të qenë pjesë e tyre, por sipas shtypit sportiv në vend, për të firmosur kontratën mbeten ende dy çështje për t’u zgjidhur.

v

E para është ajo e kontratës, ku futbollisti kërkon që të firmosë për 18 muaj, ndërsa drejtuesit e Skënderbeut i ofrojnë një kontratë 6 mujore me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit. Problemi i dytë është çështja e pagës, ku palët nuk kanë arritur ende akordin final.

Untitledjj

Megjithatë pritet që sot të gjendet një gjuhë e përbashkët mes lojtarit dhe klubit që më pas Emiljano Vila të udhëtojë menjëherë drejt Turqisë ku korçarët po stërviten për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga trajneri Daja dhe të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.