Jeta Osh Qef
Home

Lali Eri shkatërron parkun e ngritur nga Rama, policia "blindon" "7 xhuxhat" në Tiranë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.01.2018, 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
1

Parku që nga shumë persona në kryeqytet njihet si "Parku i 7 xhuxhave", i cili ndodhet mes rrugës së Elbasanit dhe Bulevardit "Gjergj Fishta", nuk ka për të qenë kurrë më siç e keni parë deri më tani.

2

Bashkia e Tiranës ka pasur një tjetër plan për këtë park dhe më konkretisht, ka vendosur ta modernizojë dhe të ndërtojë një tjetër park të ri, për të cilin, kompania Salillari do të marrë jo pak, por plotë 311 milionë lekë të reja me tvsh.

3

Kaq është vlera e ndërtimit të parkut të ri, i cili do të shuajë projektin e ndërtuar disa vite më parë nga Edi Rama, i cili ka funksionuar deri ditën e sotme. Siç mund ta shikoni edhe nga fotot e publikuara nga JOQ.al, policë të shumtë të bashkisë së Tiranës kanë blinduar mëngjesin e sotshëm hyrjen e "7 xhuxhave", duke mos lënë askënd të depërtojë.

Me fjalë të tjera, ka nisur sot prishja e gjithë parkut dhe në vend të tij, kompania Salillari do të ngrejë një tjetër park lojërash si dhe dy kate parking nëntokësor. Në total, parkimi do të garantojë 146 vende për automjetet.

5

Sipas parashikimeve të Bashkisë Tiranë parku i ri lojërave tek “7 xhuxhat” do të jetë gati në Dhjetor të vitit 2019 ose në Janar 2020.

Këndi ekzistues i lojërave tek rruga e Elbasanit u ndërtua në vitin 2001 nga Edi Rama dhe po prishet sot, në vitin 2018 nga Erion Veliaj, për të krijuar një park edhe më të shtrenjtë.

Ankesat për tenderin

firm

Për tenderin e fituar nga firma Salillari mbi këtë projekt ka pasur debate dhe pakënaqësi të shumta. Kujtojmë se Bashkia e Tiranës  shpalli të pavlefshme ofertën e paraqitur nga kompania tjetër pjesëmarrëse “G.P.G COMPANY” shpk pasi nuk plotësonte kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Kompania iu drejtua me një formular ankese Bashkisë së Tiranës duke pretenduar anësi gjatë vlerësimit të ofertës dhe subjektivizëm në përzgjedhje.