Jeta Osh Qef
Home

Kjo shtëpi nuk po e lejon bossin e Chelseat të ndërtojë stadiumin më modern në botë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket e çuditshme, por pronari i ekipit të njohur anglez të Chelseat, Roman Abramoviç po përballet me një problem shumë të koklavitur. Manjati rus ësjhtë hedhur në gjyq nga një familje londineze e cila jeton afër stadiumit "Stamford Bridge".

Untitled

Abramoviç ka planifikuar të ndërtojë një super impiant modern mbi atë aktualin dhe pritet që ky investim të arrijë shifrën 1 miliardë paund.

Stamford-Bridge-Redevelopment-Handout-Photos

Gjithsesi, me këtë plan nuk është aspak dakord kjo familje që jeton afër stadiumit të cilët pretendojnë se stadiumi i ri do parandalonte futjen e dritës në shtëpinë e tyre. Çështja është aktualisht në gjykatë dhe pritet me interes nga të gjithë si do zgjidhet.

Stamford-Bridge-Redevelopment-Handout-Photos (1)

Mësohet se Chelsea i ka ofruar një dëmshpërblim me 6 shifra për të tërhequr këtë kërkesë, por banorët nuk heqin dorë nga “e drejta” e tyre dhe çështja do zgjidhet vetëm para gjykatës londineze që do të marrë vendim rreth kësaj teme.