Jeta Osh Qef
Home

"I fut nja dy dacka vajzës dhe nuk e bën më", këngëtarja trondit me këshillën për prindërit
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.01.2018, 11:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ylli i muzikës pop, Kelly Clarkson është nënë e dy fëmijëve të mitur, një vajze tre vjeç dhe një vogëlushi një vjeçar.

Ajo ka tronditur fansat pas deklaratës se "i fut nja dy dacka" vajzës së saj të vogël.

2923457_1280x720

Gjatë një interviste në radio, këngëtarja e hitit "what doesn't kill you, make you stronger", foli për stilin e saj të prindërimit ndërsa theksoi se kjo është shumë efektive.

Ajo u shpreh:

Kur River Rose bën gabime i fut nja dy shuplaka edhe nuk bën më zhurmë. Nuk po them t'i gjuash fort, ama dy dacka të mira nuk i bëjnë keq. Kjo është efektive pasi ajo nuk e bën më, të paktën për pak kohë, dhe më besoni, është një ndihmë e madhe."

2017-American-Music-Awards-Arrivals

Britanikja Kelly tha se edhe prinderit e saj i kishin dhënë "ndonjë shuplakë", dhe kjo e ka ndihmuar të jetë ajo që është.

Sipas saj, në rast se njëherë të vetme i jep fëmijës një shuplakë dhe më pas e kërcënon me të, kjo do ta ndihmojë fëmijën të njihet me "disiplinën".

Today-Season-66

Megjithatë, Kelly është e vetëdijshme se qasja e saj e rreptë e prindërimit nuk zbatohet nga të gjithë. Ajo tregoi se njerëzit në publik reagojnë keq nëse shohin një nënë që i fut një shpullë fëmijës, ndonëse ai mund të ketë bërë një gabim të rëndë. Në Britani është e paligjshme të godasësh fëmijët, por prindërit kanë një mbrojtje ligjore që i lejon ata të godasin fëmijët në raste të një "dënimi të arsyeshëm".

5a567f0c40276431088b456e-750-562