Jeta Osh Qef
Home

E bujshme/ Cana bëhet president i klubit shqiptar
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.01.2018, 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Agim Cana, babai i ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana është president i ri i klubit të Vllazënimit të Gjakovës. Prej ditësh po përflitej për një takim drejtuesve aktualtë të klubit të Vëllazënimit në Kosovë dhe Agim Canës, ndërsa sot, mediat kosovare shkruajnë se marrëveshja u arrit.

auto_agim-cana-kush-euml-sht-euml-redi-jupi-e-kush-euml-sht-euml-lorik-cana_hd1487849614

Palët janë takuar dhe duket se kanë gjetur akordin që Agim Cana të bëhet aksioneri kryesor i klubit të vendlindjes së tyre.

lorik-agim-cana-galatasaray-610x400

Në takim kanë marrë pjesë presidenti aktual i klubit, Shkëlzën Gashi dhe kryetari  i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët e klubit, pasi ekipi ka qenë prej kohësh në vështirësi ekonomike dhe tashmë do ketë shansin të ngrihet në elitën e futbollit kosovar.