Jeta Osh Qef
Home

“10 foshnja vdiqën në maternitetin e Tiranës”, mjeku: Ishin të pashpresa, mos përhapni panik
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme, deputeti i Partisë Demokratike, Bardhi Spahija foli për një skandal që po ndodhte në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë, ku vetëm gjatë këtij muaji kishin ndërruar jetë 10 foshnja për shkak të mungesës së oksigjenit  për vogëlushët.

agron delilaj

Mjeku Agron Delilaj

Ditën e sotme ka folur mjeku Agron Delilaj, i cili punon në maternitetin ku Spahija akuzoi se po ndodhte një skandal. Delilaj shprehet se kolegu i tij po përhap panik kot dhe se të gjitha rastet e fëmijëve që kanë ndërruar jetë, kanë qenë të pa shpresa edhe në maternitetet më të mira të botës.

Mjeku Agron Delilaj shprehet:

Zoti Spahija përpara se te përhapni panik te pakuptimte te popullata për përfitime te ulëta, ne radhë të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek qe te ju e vë në dyshim se jeni. Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barrë gemelare me transfuzion feto-fetal, një barre gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi. Doktor, një këshillë si koleg, behu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare".

bardhi1

Deputeti i PD-së, Bardhi Spahija

Ditën e djeshme Bardhi Spahija deklaroi se për muajin janar janë 10 raste fatale në spitalin "Koço Gliozheni".

(Lexoni këtu reagimin e plotë të deputetit Bardhi Spahija).

m