Jeta Osh Qef
Home

I dha fund jetës me një plumb në gjoks, flasin prindërit e gjimnazistes në Tiranë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_salt-self-defense-gun-198481515739736

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Fushë Krujë, ku një adoleshente i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëqëlluar me një pistoletë në gjoks.

17-vjeçarja me inicialet E.T ishte maturante në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", në Tiranë, ndërsa i ka dhënë fund jetës së saj në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë në shtëpi.

Kanë qenë komshijtë ata që e kanë dëgjuar shkrepjen e armës dhe kanë vrapuar drejt banesës së saj. Vajza është gjetur në dhomën e saj e mbuluar nga gjaku. Fqinjët kanë nxituar dhe e kanë nisur drejt spitalit më të afërt, por ndërroi ajo ndërroi jetë gjatë rrugës.

Hetuesit kanë thënë se ende nuk dihet shkaku pse vajza ka ndërmarrë një akt kaq të rëndë, por ata nuk dyshojnë se ky rast është një vetëvrasje e pastër.

Prindërit e adoleshentes ishin në punë kur ndodhi ngjarja. Ata të tronditur e kanë përshkruar adoleshenten si një vajzë pa probleme, ndërsa e kishin dërguar atë në një nga gjimnazet më të mira të Tiranës, për shkak të rezultateve shumë të mira. Nuk dihet se ku e ka gjetur armën e zjarrit me të cilën e shkrepi një plumb në gjoks, por gjimnazistja nuk ka lënë as letër lamtumire.

Familjarët e saj shprehen se vajza nuk ka shfaqur shqetësime, ndërsa mohojnë faktin që të kenë pasur armën e zjarrit në shtëpi.

Ata kanë thënë për Policinë:

 Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu ta bënte këtë. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë."

Ata e profilizojnë 17-vjeçaren si një vajzë të urtë, që nuk ka shfaqur kurrë probleme. Dyshimet, shkruan Panorama, janë përqendruar në dy pista: atë të zhgënjimit të saj nga ndonjë lidhje dashurore, si dhe ndonjë konflikt brenda familjes, ndonëse familjarët shprehen se marrëdhënia me vajzën e tyre ishte krejtësisht normale.
Grupi hetimor përjashton faktin e një vrasje të mundshme.