Jeta Osh Qef
Home

Maskat e zgjojnë me armë dhe e lidhin në shtëpi, pronarit në Ksamil i grabisin edhe makinën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

jhhyui

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një qytetar është dhunuar dhe grabitur në shtëpinë e tij.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30, qytetari me inicialet P.L është sulmuar nga tre persona të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri.

Mësohet se burri është rrahur e goditur me qyten e armës dhe më pas është lidhur për t’u grabitur. Ai ishte pronar i një ndërtese tre katëshe, një shtëpi pushimi që përdoret gjatë sezonit veror në Ksamil, ndërtesë e cila edhe është grabitur.

Tre autorët e maskuar më pas i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë e kanë vjedhur. Ata kanë marrë edhe mjetin e tij tip "Benz" me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia njofton se ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur zbardhjen e saj, ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli për të kapur autorët.