Jeta Osh Qef
Home

Duka bën si diplomat: E pres Finon të diskutojmë bashkë për të mirën e futbollit
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.01.2018, 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vetëm një ditë pasi shpalli zyrtarisht kandidaturën për President të FSHF-së, Armand Duka ka nisur menjëherë fushatën. Sot ai ka qenë për vizitë te "Kryqi i Kuq" për një marrëveshje të re me këtë institucion. Gjatë fjalës së tij ai komentoi edhe rivalin që do ketë në këtë garë, Bashkim Finon.

armando_duka

Duka falenderoi Finon për kandidaturën dhe u shpreh i gatshëm për një "debat" të cilin ai e kërkoi ta quajë disktuim të hapur për të mirën e futbollit.

"Do kemi kohë të flasim për fushatë. Realisht dua të përgëzoj dhe falenderoj finon që është kandidatdhe ka dëshirë të kontribuojë për futbollin në çdo hap do kemi mundësi të diskutojmë. Do ta përjashtoja fjalën debat por diskutim të hapur për të dhënë më të mirën për futbollin.  E rëndësishme është që futbolli të ecë përpara dhe standardet të realizohen."