Jeta Osh Qef
Home

“Po na shkatërrohen makinat kur kalojmë para Ministrisë së Kulturës, çfarë po bëjnë kështu?”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Laprakë, bash rruga që të shpie tek institucioni i rëndësishëm siç është Drejtoria e Doganave, rruga është për të vënë duart në kokë, e pashtruar dhe me baltë deri në gju.

Ndërkohë nuk duket se është e vetmja e tillë. Pranë Ministrisë së Kulturës, rruga është e sakatuar dhe si e tillë po shkatërron edhe makinat e qytetarëve.

26829718_1624053567640818_736504070_o

Një banor i zonës, rruga "Aleksandër Moisiu" Tiranë, ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Ndoshta ministres se Kulturës nuk i bëjn shumë përshtypje por ne që e kemi shtëpinë këtu dhe kalojmë përditë po na shkatërrohet makina nga ky kanal, ndodhemi mu përballë derës kryesore të ministrisë. Shpresojmë që do të kemi një reagim nga instancat përkatëse se po na dëmtohen makinat përditë nga këto vogëlsira në dukje të tilla.”

26854523_1624053584307483_677423954_o

Epo, nuk e ka parë Mirela Kumbaro këtë se ajo është goxha zonjë dhe s’do e linte rrugën ku kalon përditë në këtë gjendje, apo jo?

Fasada vlen më shumë se gjithçka apo jo?! Jo, por ditët e sotme po.