Jeta Osh Qef
Home

Elseid Hysaj 70 milionë euro? Menaxheri i futbollistit i çudit të gjithë me reagimin e tij
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.01.2018, 13:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
hysajPara disa ditësh, institucioni i njohur "CIES" që merret me statistikat e futbollistëve publikoi vlerat e reja të 100 futbollistëve më të mirë në botë dhe në atë listë, kartoni i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u vlerësua me 70.5 milion euro.

elseid-2-e1514313286362-1200x630

Megjithatë, menaxheri i lojtarit, Mario Giufredi, mendon se kjo shifër është e ekzagjeruar.

Nuk e di se sa vlen, por nuk e besoj të vlejë 70 milion euro. Këto shifra kërkohen vetëm për sulmuesit dhe Hysaj është një mbrojtës krahu. Nëse ai vlen kaq, De Laurentis ka bërë gabim që i ka vendosur klauzolën 50 milion euro”, u shpreh menaxheri i shkodranit.