Jeta Osh Qef
Home

Kush janë yjet e futbollit që ka blerë Barcelona ndër vite me paratë e shpenzuara për Cotinhon?
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.01.2018, 13:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Plot 160 milionë euro të shpenzuar nga Barcelona në këtë merkato dimri për futbollistin brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutinho. Një shifër e lartë kjo sipas specialistëve të ndryshëm të futbollit.

Untitled

Barcelona i ka shpenzuar edhe më parë kaq para, pra 160 milionë euro, por nuk bleu një Coutinho, por bleu një Ronaldinho, një Rivaldo, një Eto, një Henry, një Ronaldo, apo edhe një David Villa.

jjjjjjj

Nga një përllogaritje e theshtë, me aq para sa shpenzoi për Coutinhon, Barcelona ka harxhuar ndër vite për të blerë legjendat e vërteta të futbollit botëror.

1-Samuel Eto, e mori nga Mallorca në vitin 2004 për 27 milionë euro.

2- Ronaldinho, e mori nga PSG në vitin 2003 për 32 milionë euro.

3- David Villa, e mori nga Valencia në 2010-n për 40 milionë euro.

4- Rivaldo, e mori nga  Deportivo la Coruna në 1997 për 23 milionë euro.

5- Ronaldo fenomeni, e mori nga PSV në vitin 1966 për 20 milionë euro.

6- Thieri Henry, e mori nga Arsenali në vitin 2007 për 24 milonë euro.