Jeta Osh Qef
Home

Bënë status në FB se do protestonin gjatë vizitës së Ramës, lezhianët e pësojnë keq
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.01.2018, 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
jjghh

Disa banorë të fshatit Torovicë në qytetin e Lezhës kanë shkruar në profilet e tyre në Facebook se do të ngrihen në protestë.

Ata shkruan se donin të protestonin kur në Lezhë të mbërrijë kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, i cili kishte planifikuar takimin e tij në këtë qytet.

Por me sa duket mesazhi i tyre është zbuluar nga policia, e cila ka nisur hetimet lidhur me këtë protestë.

Jo vetëm kaq por banorët janë ndaluar nga policia, për të dhënë llogari lidhur me veprimin e paralajmëruar prej tyre.

Vetë policia ka njoftuar se në fakt banorët e Torovicës nuk janë ndaluar, por janë thirrur për verifikim dhe do të dalin shumë shpejt.

Nuk dihet se sa do të zgjasë mbajtja e tyre në komisariatin e Lezhës, por lajmi për ndalimin ka marrë shumë reagime.