Jeta Osh Qef
Home

Lu "hap thesin" për Tahirin: Kemi sjellë prokurorët nga Amerika, hetimi...
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.01.2018, 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka folur për herë të parë në lidhje me çështjen Tahiri. Ai ka thënë se duhet trajtuar dhe zgjidhur çështja në gjykatë.

tahiri3

Ai tha:

Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës".

tahiri1

Ndër të tjera, në intervistën për BalkanWeb, ambasadori bëri me dije se Amerika ka ofruar prokurorët e saj federalë për t'i dhënë ndihmë teknike prokurorisë në hetimin e plotë të çështjeve të caktauar.

Lu u shpreh:

Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin".

tahiri 2