Jeta Osh Qef
Home

A janë origjinale shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut? Arkivat nxjerrin dokumentet tronditëse
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

z_8774

Janë pa dyshim ndër objektet më të vyera të Shqipërisë, edhe pse ruhen në Vjenë, jashtë kufijve të kombit tonë.

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut janë bërë shpesh objekt bisede, sidomos kur bie fjala tek origjinaliteti i tyre.

A janë autentike objektet e vetme që ka lënë pas Skënderbeu?

26637660_1742478312481449_1069247515_n-728x430

Mbi këtë pyetje, duket se ka hedhur dritë drejtoria e Pergjithshme e Arkivave, e cila ka nxjerrë sot disa dokumente të papritura.

Dokumenenti bën të ditur se:

Në tetor të vitit 1942, Sekretari i Partisë Fashiste Shqiptare, Kolë Bib Mirakaj, i propozon drejtorit të Institutit të Studimeve Shqiptare, Mustafa Merlika-Krujës, që me rastin e festimit të 500 vjetorit të kthimit të Skënderbeut në Shqipëri (1943), t’i kërkohet Fuhrerit, përmes Duçes, që në shenjë homazhi për popullin shqiptar, t’i dhurojë shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut, të cilat ruheshin në Vjenë.
Përgjigjen e z. Merlika-Kruja nuk e kemi në dorë, por sjellim këtu një tjetër dokument të vitit 1941, ku Ministria e Punëve të Jashtme njofton, mes të tjerash, Logotenencën e Përgjithshme Mbretërore, se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut që ruhen në Vjenë nuk janë origjinale.
Ato ka dashur t’i emërtojë ashtu pronari i tyre, Arqipeshkvi Ferdinand (ndoshta nëpunësi ka dashur të thotë ‘Arqiduka’), për t’u rritur vlerën. Këto dokumente nuk janë të mjaftueshme për të sqaruar çështen e autenticitetit të armëve të Skënderbeut, por mjaftojnë për në na kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së tij, më 17 janar 1468."

214 35 42 121