Jeta Osh Qef
Home

Mori grua një 13-vjeçare dhe e la shtatëzënë, lezhiani e pëson si mos më keq
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 12.01.2018, 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Para dy ditësh ndaj një 13-vjeçareje në Lezhë u lëshua urdhër mbrotje nga gjykata pasi personi që bashkëjetonte e dhunonte psikologjikisht. Ajo nuk ka nguruar ta denoncojë djalin me të cilin jetonte. Por, historia e kësaj vajze nuk mbaron këtu.

Prokuroria e Lezhës ka nxjerrë një urdhërndalim për shtetasin me iniciale E.G, 24-vjeç nga Lezha. Kjo pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë vajzës, ka rezultuar se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren A.G. Madje e ka lënë dhe shtatzënë.

Pavarësisht deklaratës së bërë nga e mitura, sipas së cilës, ajo është e dashuruar dhe se ka bashkëjetuar me vullnetin e saj me 24-vjeçarin dhe me dijeni e familjes së saj, ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Duke iu referuar nenit 100 të Kodit Penal, marrëdhënia seksuale me fëmijë të mitur, që nuk kanë arritur moshën 14 vjeç, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet burg.

13-vjeçarja është marrë në mbrojtje dhe po trajtohet nga psikologët, pasi tashmë e mitura duhet të përjetojë edhe faktin e të qenurit shtatzënë në një moshë fare të vogël.

vajza dho

(Foto Ilustruese)