Jeta Osh Qef
Home

Modelja pasi tregon në video se si i zbardh vithet, i ndodh ajo që nuk e priste
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 12.01.2018, 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një modele është arrestuar në Tajlandë pasi tregonte efektet e zbardhjes së fundshpinës së saj duke bërë një reklamë të rreme.

Duket se vajza ka ndezur zemërimin e mijëra personave që ndiqnin reklamën e saj duke aplikuar një krem në lëkurë, por rezultati i tij ka qenë një mashtrim për të fituar para nga shitja e produktit.

Ajo është akuzuar për taktikën që kishte zgjedhur për të shitur.

Nitthakarn Nunthasuteepat, 25 vjeç, bëri një video dhe e shpërndau në internet duke treguar se si kremi i kishte kthyer të pasmet e saj në një ngjyrë të bukur e të zbehtë.

m

Policia arrestoi modelen dhe e akuzoi atë sipas ligjeve të mbrojtjes së konsumatorit.

mmmmm

Ajo tani përballet me burgim deri në një vit ose me një gjobë prej 100 mijë bahtësh.

Col Chanannat Santhawanpat, shefi i Zonës Rajonale të Mbrojtjes së Konsumatorit në Bangkok, tha se kontejneri i produktit kishte detaje të pamjaftueshme dhe ishte mashtrim.

mmmmm

Col Chanannat Santhawanpat tha:

Videoja e saj mund të klasifikohet si pornografi".

Nunthasuteepat tha se ajo kishte shitur kremrat e saj përmes mediave sociale për rreth një vit.

Ajo mohoi se kishte pasur për qëllim të ishte provokuese në videot e saj.

Nëna e një fëmije pohoi se videoja po tregonte vetëm rezultatet e suksesshme që kishte kur përdorte kremin.

Unë kam një fëmijë për të mbështetur dhe asnjë burrë. Unë jam duke u përpjekur të kujdesem për veten dhe për vajzën time. Unë shpresoj se njerëzit mund ta kuptojnë dhe të pranojnë faljen time".