Jeta Osh Qef
Home

“Je e imja, e askujt tjetër”/ Jo vetëm të dashur, zbulohet lidhja tjetër e të riut nga Divjaka me 14-vjeçaren
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e ditës së djeshme në Babunjë të Divjakës, ku një 22-vjeçar tentoi të vriste me breshëri plumbash vajzën që donte.

Mësohet se i riu me origjinë nga Kosova, Bajram Krasniqi ishte i lidhur me 14-vjeçaren që qëlloi me kallashnikov. Por, nuk mbaron me kaq.

Burime të sigurta bënë me dije për “BalkanWeb” se dy të rinjtë kishin lidhje gjaku, ndërsa thuhet se ata janë kushërinj të dytë.

22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur dhe të dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin.

Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dikë tjetër. Por duket se ky fakt i ka "errësuar sytë" djalit në momentin kur vajza ia ka komunikuar këtë lajmin.

22-vjeçari i thoshte të miturës:

Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”.

Pas shumë kohësh përndjekje dhe pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar, djali nuk kishte hequr dorë.

Një ditë 14-vjeçarja i kishte thënë kushëririt të saj:

Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”.

Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka pritur në datën 10 janar sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banorë tjetër përreth.

Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa armën e fshehu diku në një tokë bujqësore. Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Barjam Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit.

Tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. div

Foto ilustruese