Jeta Osh Qef
Home

"Do të të tërheq zvarrë", deputetja e Ramës "del nga binarët", kërcënon me jetë gazetarin
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.01.2018, 17:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
auto_vladimir_muca1515769097

"Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash"

Këto janë vetëm disa nga kërcënimet me të cilat është përballur një gazetar me plot 19 vite eksperiencë.

Vladimir Muçaj ka pasur një përplasje të paprecedentë me deputeten e PS-së në Fier, Adelina Rista.

auto_24300933_10212362488311365_2002534480481230504_n1512474942

Gjithçka filloi lidhur me një artikull që ai ka publikuar në portalin ku punon, por deputetja është tërbuar aq shumë, sa e ka kërcënuar duke e marrë vazhdimisht në telefon.

Gazetari sqaron se artikullin për të cilin është bërë debati, e kishte publikuar për të denoncuar fenomenin e deputetëve që punësojnë njerëzit e vet.

I kontaktuar nga "Hashtag.al", Muçaj ka rrëfyer për 3 telefonatat kërcënuese që sipas tij janë bërë pikërisht nga deputetja e Fierit.

piro

Muçaj i cili aktualisht punon për një portal online, rrëfen se:

Telefonata e parë në 22.20. Nuk tha as mirmbrëma as përshëndetje fare, por nisi direkt: ‘Adelina Rista jam…’ dhe filloi më tej.

Tha se ‘unë nuk e kam lexuar kronikën’ dhe vijoi me ‘kush të lexon ty? Gazetar i dështuar, nuk ul dot figurën time. Më rreshto nesër, po nesër nesër në gjykatë 11 njerezit që unë kam punësuar”,

Në telefonatën e fundit,deputetja kapërcen në fjalor, pasi gazetari tregon se ajo  e kërcënuar hapur:

‘Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash etj, etj.

Nuk e di pse në telefonatën e dytë ajo shpërtheu aq shumë. Fyerjet, kërcënimet ishin kaluar ndonjë personazhi në rrugë të madhe.

Fyerje pa limit për mua dhe median ku unë punoj… ‘Normale që ndikon tek ministrat apo duke lobuar dhe me deputetë të  tjerë.

Qëllimi im nuk ka qenë t’i numëroj njerëzit e punësuar aspak. Unë doja të bëja publik fenomenin.

Ky ka qenë thelbi i qëllimit tim ndaj e bëra publike’.