Jeta Osh Qef
Home

Punonjësit e UKT “e kallin” në zyrë, shpërndahen “si minjtë” kur shikojnë…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonjëherë puna mund të kthehet në stres dhe të bëhet shumë e lodhshme, sidomos kur je në komunikim të përditshëm me njerëzit. Dikush të kupton, dikush nuk të kupton, dikush të vjen i acaruar dhe të kërkon llogari, por në fund t fundit, të gjithë i marrin masat vet kur nisin një projekt pune.

Megjithatë, pamjet e mëposhtme tregojnë fytyrën e vërtetë të punonjësve në zyrat e shtetit në Shqipëri. Kemi të bëjmë me njerëz që duken duke u argëtuar në orarin e punës.

Ata kërcejnë dhe në një moment, kur shikojnë dikë të shfaqet, largohen me shpejtësi për më pozicionet e tyre të punës.

Do të thonë disa "po mirë bëjnë, nuk ka klientë në atë moment".

Dhe në fakt, deri diku ka të drejtë, por na lejoni t’ju kujtojmë se kemi të bëjmë me punonjësit e zyrës së shërbimit ndaj klientit në Ujësjellësin e Tiranës.

Sa herë keni trokitur në këto dyer dhe nuk ju kanë dhënë as shpjegime, e jo më zgjidhjen për problemin tuaj? Ja pra, kjo është puna e madhe që punonjësit e UKT-së përballojnë çdo ditë, ndërkohë që qytetarë të shumtë presin në radhë…