Jeta Osh Qef
Home

Coutinhon quajnë pasuesi i Iniestës, por mesfushori spanjoll habit me reagimin e tij
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.01.2018, 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Me ardhjen e Coutinhos te Barcelona ka filluar të pëshpëritet me zë të ulët për një largim të Andres iniestës pasi braziliani shihet si pasuesi ideal i spanjollit në mesin e fushës.

Barcelona-news-Philippe-Coutinho-Andres-Iniesta-895035

Por ka qenë vetë Iniesta që ka reaguar për këto zëra dhe ka insistuar se asnjë lojtar nuk mund ta largojë atë nga Barça.

“Asnjë lojtar nuk do të mundë asnjëherë të më bëjë mua të pensionohem apo të më përzërë nga skuadra. Edhe pse jam në moshën 33-vjeçare, nuk kam asnjë lloj problemi me futbollin. Coutinho ka ardhur për të na përmirësuar. Jam i lumtur se ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në pozicionin e tij”, ka deklaruarIniesta.