Jeta Osh Qef
Home

E goditi me levë hekuri në mes të rrugës, kush është vlonjati që bëri “copë” 63-vjeçarin?
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mentor Mustafaraj është goditur në mënyrë barbare me levë nga një person në mes të Vlorës. 63-vjeçari teksa ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën ka akuzuar ish Kreun e Gjykatës së Tiranës, Alaudin Malaj si autor të sulmit.

Ndërkohë është vënë në pranga një person të identifikuar si Elton Zotaj. Ky i fundit, sipas të dëmtuarit Mustafaraj ka lidhje farefisnore me Malajn.

1

Ndërkohë konflikti është cilësuar si plagosje e lehtë. 63 vjeçarit nga Vlora në një intervistë për mediat thotë se konflikti ka nisur për çështje pronësie.

Mustafaraj sqaron se edhe më herët është kërcënuar me vdekje nga Malaj, ndërsa denoncimet e tij janë mbyllur nga policia.

Më poshtë mund të shihni momentin kur Mustafaraj është goditur me levë në mes të rrugës.

Njoftimi policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” ! Policia ka arrestuar shtetasin : Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen ”Lef Sallata”, ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç. Polcia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M. Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal".