Jeta Osh Qef
Home

Dritanit i vjen në majë në hundës, qëllon me armë punonjësit e OSSHE-së
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.01.2018, 18:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
arma-jep

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, mbrëmjen e sotme, ku janë kërcënuar me armë punonjësit e OSSHE.

Shtetasi Dritan K është ndaluar nga policia, pasi ka hapur zjarr ndaj punonjësve të OSSHE-së.

Atij i është sekuestruar arma e zjarrit, tip çifte. Mësohet se deri tani nuk raportohet për përsona të lënduar.

 Njoftimi i OSSHE:

 Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonetit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje.