Jeta Osh Qef
Home

“Rama urren integrimin në BE, kjo është prova me zë e figurë”, deputeti publikon videon
Nga: D.Cani | Publikuar më: 12.01.2018, 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Deputeti i Partisë Lëvisja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar akuzat e radhës ndaj kryeministrit Rama.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se Rama e urren integrimin në BE.

Ai shkruan ndër të tjera, se pas kësaj video "çdo shqiptar duhet ta përbuzë këtë kryeministër mashtrues dhe hipokrit".

Statusi i tij:

Ja prova me ze e figure qe Kryeministri urren integrimin ne BE.

Kryeministri e urren integrimin europian te Shqiperise.

Nje pjese e medias dhe analisteve te kapur nga droga e kryeministrit nuk e pasqyrojne dhe komentojne deshmine e ketij hapi te tmerrshem te kryeministrit ne Bruksel kundra te ardhmes europiane te vendit.

Ai do qe ta gremise Shqiperine ne Lindje drejt realitetesh, qe ajo nuk i ka dashur kurre.

Po jua ve ne dispozicion ta degjoni vete me ze dhe me figure kete kryeminister te paskrupullt, qe flet, qan e qurrepset se gjoja e dashka shume integrimin.

Pas kesaj deshmije cdo shqiptar duhet ta perbuze kete kryeminister mashtrues dhe hipokrit, qe per ca miliona te pista e te nxira, qe dalin nga kanale te felliqura,e shet Shqiperine pa u menduar dy here.

Shiheni dhe reflektoni”

Video: