Jeta Osh Qef
Home

Joeli 3 vjeçar ka nevojë për ndihmë (KUJDES PAMJE TË FORTA)
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Joeli është një fëmijë 3-vjeç, i cili është prekur nga një sëmundje e njohur si paralizë cerebrale spastike dhe encefalopati, sëmundje të cilat bëjnë që i vogli të jetë i pandërgjegjshëm, të mos reagojë ndaj ngacmimeve të jashtme dhe bëjë veprime të pavetëdijshme.

E ëma e tij, bën me dije se djali ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore deri në moshën 1-vjeçare deri në bërjen e vaksinës, kohë kur nisën të shfaqeshin edhe problemet e tij shëndetësore.

Tashmë vogëlushi ka nevojë për ndihmën tuaj për ta çuar në Genova të Italisë për një trajtnim të specializuar mjekësor.

Në komunikim me gazetarët tanë, e ëma ka deklaruar të gjithë historinë dhe vuajtjet e fëmijës së saj që në lindje:

Pershendetje miq. Une sot dua te shperndaj me ju nje histori jo te zakonshme ku ka te beje me jeten e djali 3 vjecar i cili ka lindur me probleme , me gjymtyre te vegjel dhe per kete arsye ai sot nuk ecen…. por jo vetem kaq…. une jam e ema djalit dhe nuk e di sesi jam ne gjendje te kujtoj gjithe krto vuajtje qe do ju tregoj me posht por allahu me jep force dhe durim cdo dite e me shume. Ju lutesha te me kuptonit dhe te me besoni cfare them. Isha vecse 17 vjec ku isha e lumtur se edhe pak muaj do ndryshonte jeta ime duke me ardh ne jete nje vogelush… me 10.5.2014 joeli erdhi tek ne si femija i pare. Muajt kalonin dhe joeli vetem flinte dhe nuk bente asgje si gjithe femijet. Ne muajin e 7 i dolen dy kicat e pare te poshtem. Kaluan muajt dhe joeli skishte asnje ndryshim as nuk belbezonte, as nuk qeshte , as nuk prekte duart e kembet e tij por vetem rrinte i heshtur edhe pse te gjithe vemendjen tek ai e kishim…. ne muajin e 9 e deri ne 1 vit e gjys ai shpesh shkonte ne spital pasi dhembet i dolen te crregullt jo me radhe dhe me temperature e ftohje te rende…. pasi per nje fare kohe u be mire e ndoqem joelin ne shtepin e distrofise ku joeli bente fizioterapi dhe shume argetime te tjera. U be mire vazhdoi te ngjiste shkallet vet,, rrinte ulur, belbezoi pak nga pak duke thene disa fjale te vogla dhe mbi te gjitha arriti te kuptonte cdo gje… luaja me te , flisja dhe i shpjegoja cdo gje qe beja…. cdo gje shkoi per mrekulli. Ne muajin tetor te vitit 2016 joeli u semur si te gjithe me nje temperatur 39 e cila vazhdoi per 1 jave rresht dhe e derguam ne spital NENE TEREZA. Mori mjekime per nje jave rresht dhe pasi verejten qe nuk kishin cte benin me per joelin me njoftuan qe do e transferonin ne reanimacion… pas transferimit ne reanimacion me informuan se ishte e rende ftohja dhe skishte mar mjekimin e duhur… pas dy ditesh me derguan aty ku ishim ne pavion dhe askush se mori persiper per mjekimin qe do vazhdonte. Per me teper siguri me drejtuan tek nje mjeke te ftohjes ku morrm nje mjekim qe do ndiqej. Pasi djali mori dy here mjekimin e dhene frymarrja shpejtohej,, nxihej ne fytyre dhe nxirrte shkume nga goja e tij…. e derguam perseri ne reanimacion ku gjendja qe kishte djali joel ishte teper e rende per momentin. Qendroja jasht ne koridor ku prisja lajm nga momenti ne moment . Me njoftuan te futesha brenda. CTE SHIHJA??? Djali ishte i rrethuar nga tuba oksigjeni i nxire ne fytyre dhe trupi i tij vishje . Goja e joelit 3 vjecar ishte e qelbezuar me buzet e cara….. dora po me dridhet tepsa shkruaj… pas dy ditesh me than ne zyre qe joeli smund te rroje do te largohej nga kjo jete… se pranova dot, cdo gje mu erresua perreth… gjendja njesoj edhe pse ditet kalonin. Nje moment ku skishte asnje doktorrat ne reanimacion pasi ishte e djel frymarrja e joelit po zhdukej nga momenti ne moment. Pernjeher pasi lajmerohet mjeku vendoset ne tub ku smerrte me fryme joeli por fryme artificialisht….. per pak e humbaaaa, pas dy ditesh dolen ne dere per te dhene lajmin qe djali mbaroi… por pa me thene akoma mua sinjali aparatit u kthye bashke me djalin tim …. ALLAH EKBER falenderimi takon zotit. Vendosem qe do futej ne operim ju do haje nga nje tub drejt e ne stomak dhe jo me nga goja…. sme dhan shprese vetem 10%jete 90% jo. Isha ne nje vendim te rendesishem por per nje moment thash po. Operimi shkoi mire per 4 muaj rresht. Por me pas dolen probleme dhe beri operimin e dyte …. ne operimin e dyte cdo gje shkoi shume keq sepse ne barkun e djalit tim u be nje grope e madhe ku cdo gje qe ushqehej dilte jasht….. dhimbjet e fmijes dhe perpelitjet qe bente dhe gjaku qe derdhej 4 5 here ne dite… e nderroja une e pastroja vet pa ndihmen e askujt vecse 20 vjece jam tani me…. imuniteti i femijes po binte dita dites dhe u dobesu 6 kg 3 vjecar.. u be dhe operimi i fundit ne tetor te 2017 ku eshte mire tanii por problemet vazhdojne sepse ska permiresim as ecen as flet as nuk han vet. Asnje se merr me persiper ne spitalin e pediatris se NENE TEREZES edhe pasi demin ja bene ato vete. Diagnoza djalit eshte encefalopati dhe paraliz cerebrale ku duhet mjekuar ne xhenova itali sepse ketu nuk jan aparaturat ne gjendje dhe specifimet jan vetem jasht vendit tone. Ju lutem pamas te me ndihmonit per kete engjell sepse ka nevoje per ne te gjithe ta ndihmojm qe mos te vuaje dhe te behet sadopak si moshataret e tij . Ne shqiperi nuk ka mundesi kurimi dhe gjendja do perkeqesohet… faleminderit dhe respekte!"

Babai: Genti Simonaj nr kontaktit: 0684983766.

Numri llogarise ne euro: 0011266433
AL03202110130000000011266433
SWIFT CODE: SGSBALTX .
Numri llogarise ne lek: 0001266433
Iban: Al20202110750000000001266433
SWIFT CODE: SGSBALTX.
numri llogarise ne dollar: 0021266433
Iban: AL85202110130000000021266433
SWIFT CODE: SGSBALTX