Jeta Osh Qef
Home

Prishet soba me dru, familja shqiptare me 6 anëtarë asfiksohet në banesë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_21tr1505983097

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është helmuar nga monoksidi i karbonit në një apartament në Santa Giustina.

Familje me gjashtë anëtarë, përkatësisht bashkëshorti 44 vjeçar, bashkëshortja 38 vjeçare dhe katër fëmijët e tyre nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar të gjithë në spital.

Ata janë dërguar në qendrën spitalore në gjendje të rëndë, por deri më tani, mësohet se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 11 të ditës së djeshme, për shkak të një keqfunksionimi të sobës me dru.