Jeta Osh Qef
Home

Igli Tare “harron” shqiptarët, shikoni ku e gjen talentin e radhës për Lazion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Igli Tare është gjithmonë në kërkim të futbollistëve me vlerë te skuadra e Lazios dhe natyrisht që primarë për të janë futbollistët shqiptarë.

igli-tare-780x439

Gjetjet e Tares që kanë rezultuar gjithnjë të goditura dhe rasti më i fundit është i Thomas Strakoshës. Drejtori i Lazios këtë herë ka zbuluar një talent të ri. Por këtë herë bëhet fjalë për një lojtar që luan në Hollandë.

alireza

Mediat italiane shkruajnë se është futbollisti iranian, Alireza Jahanbakhsh. Futbollisti 24-vjeçar luan në Hollandë me ekipin e Az Alkmar.

Në 17 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin holandez, sulmuesi është kthyer në një protagonist, teksa ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 9 asist.

182057767-2361ad36-64ac-49b5-bb19-d0632f78a6cc

Një lojtar i tillë nuk mund t’i shpëtojë lehtësisht Tares, që në këtë moment kërkon të surprizojë edhe njëherë tjetër opinionin sportiv në Europë.