Jeta Osh Qef
Home

Kishte mbushur shtëpinë e dyqanin me refugjatë, shqiptari në Londër i "bën gjëmën" vetes
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.01.2018, 20:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Picture3Foto ilustruese

E kishte mbushur shtëpinë me refugjatë, por një shqiptar në Londër e ka gjetur veten në "njëmijë e një" telashe.

Ai është vënë në prangat e policisë britanike, me dyshimin se merret me trafikun e qenieve njerëzore.

Arresti erdhi  pasi në dyqanin e tij u gjetën plot 12 punonjës ilegalë nga Rumania.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në shtëpinë e tij në Old Kent Road, Peckham, policia gjeti edhe 5 burra e gra të tjerë.

Ndërkohë mediat angleze ishin të parat që dhanë lajmin, duke njoftuar se shtëpia dhe dyqani janë në pronësi të një 41-vjeçari me origjinë nga Shqipëria.