Jeta Osh Qef
Home

Artan Hoxha lëshon bombën: Llalla nuk kishte as të mesmen, ndërsa Marku do bëjë “namin”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

artani-1200x630

Artan Hoxha, gazetari investigativ shpesh bën deklarata të forta lidhur me prokurorinë dhe krimet e rënda. Kësaj rradhe, i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Hoxha foli për Adriatik Llallën, ish kryeprokurorin dhe pse u zgjodh Arta Marku në vend të prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Sipas Hoxhës, Adriatik Llalla nuk e ka patur diplomën e shkollës së mesme, edhe pse kishte mbaruar shkollën e lartë.

Artan Hoxha tha:

Prokuroria për fat të keq ka pasur një prokuror që ka mbaruar shkollën e lartë dhe nuk ka pasur diplomë të shkollës së mesme. Ai ka rezultuar sikur ka qenë në shkollë, por nuk ka marrë provimet. Po ashtu dhe në sekretarin e fakultetit ku ka studiuar kjo diplomë e tij nuk është gjetur, kjo gjë është ende në verifikim. Ky është ish-prokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla".

Ndërsa, përsa i përket zgjedhjes së Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme, Hoxha thotë se ardhja e saj nga një vend periferik si një figurë e panjohur lidhet me lëvizjet që ajo po bën me shpejtësi në Prokurori. Këto të fundit, sipas Hoxhës, i ngjasojnë skenarit rumun dhe atij kroat që përfundon me shumë zyrtarë të lartë të arrestuar.

Artan Hoxha tha:

Kjo gjë që po ndodh në Shqipëri është njësoj si në disa vende të tjera në Evropë ku kanë vendosur prokurore nga periferia, dhe më pas është bërë skenari që pritet. Peshkaqenët këtu kanë qenë, problemi është që peshkatarët deri tani ngroheshin në diell, mund të kapnin ndonjë lepur… Ndërkombëtarët po na mësojnë, po na ndërrojnë grepat dhe kallamët dhe po na tregojnë ku janë peshkaqenët".

Gazetari Hoxha tha se vende si Romania e Kroacia kanë vepruar në këtë formë.

Hoxha thotë:

Edhe këto vende kanë gjetur një prokurore të panjohur, nga periferia, janë bërë ndryshimet dhe pastaj ka filluar skenari që të gjithë e dimë. Reformën në drejtësi , e kanë votuar 140 deputetë, shumë nga ata s’kishin nga t’ia mbanin, që iu vajti ai mesazhi “paraqituni te ambasada amerikane”.