Jeta Osh Qef
Home

E quan “prostitutë e Putin”, kjo është vajza që hoqi rrobat dhe sulmoi presidentin çek
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Fri Jan 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur presidentit të Republikës Çeke, Millosh Zeman. Ai është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”, teksa ai ka qenë duke votuar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

v

Duke thirrur disa herë të njëjtin slogan, gruaja ka vrapuar drejt Zemanit në një qendër votimi në Pragë, përpara se të largohej nga rojet e tij. Femen, një grup ndërkombëtar i feministeve, tha në ueb-faqen e tij se gruaja është Angelina Diash, shtetase e Ukrainës.

vv

Zeman garon për mandatin e dytë presidencial. Kohët e fundit, ai ka shkaktuar polemikë duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke ngrohur marrëdhëniet me druajnë se Moska po ndërhyn në zgjedhjet dhe çështjet e tjera në Perëndim.